Tek ne ju jeni të ruajtur mirë

Në jetën tuaj ka ndodhur diçka vendimtare. Diçka, të cilën ju as nuk e përballoni dhe as nuk doni ta përballoni vetë. Ju jeni bërë viktimë e një vepre penale. Këtu numërohet një vjedhje me dhunë me lëndim trupor po ashtu si goditje nga një anëtar i familjes, por edhe një aksident nga qarkullimi rrugor, gjatë të cilit ju u lënduat – dhe shumë ngjarje të tjera. Ju ndjeni pikëllim, zemërim, frikë, pasiguri – dhe kërkoni në këtë situatë të vështirë një vend të specializuar, i cili ju mbështet.
Tek ne ju jeni gjeni këtë mbështetje.

Për kë jemi ne përgjegjës
Konsultorja e viktimave në Zyrih këshillon dhe shoqëron njerëz pavarësisht nga gjinia, mosha, prejardhja dhe feja. Njerëz, të cilët janë viktima në kuptim të ligjit për ndihmën e viktimave. Këtu disa shembuj, se ç’do të thuhet me këtë (ka natyrisht shumë raste të tjera):

Ju jeni…
…goditur në dalje nga një grup të rinjsh deri në humbjen e vetëdijes.
…nënshtruar si prindër përherë kërcënimeve të djalit tuaj.
…nënshtruar si vajzë ose si djalë dhunës së babës suaj.
…goditur si burrë nga partneri juaj/ partnerja juaj.
…si i ri në klubin e sportit në dorën e sulmeve seksuale të trajnerit tuaj.
…lënduar në rast të një aksidenti nga qarkullimi rrugor.

Jo vetëm persona të prekur direkt, por edhe të afërm ose persona përkatës të afërm të viktimave janë të mirëpritur tek ne. Ne ju dëgjojmë ju me vëmendje dhe ju parashtrojmë juve të drejtat tuaja, mundësitë dhe perspektivat e reja.

Njoftohuni ju tek ne
Këshillimet tona janë falas dhe i nënshtrohen detyrimit për heshtjen. Na merrni ne në telefon ose na shkruani ne – edhe sot: 044 299 40 50 ose opferberatung@obzh.ch. Gjatë telefonatës së parë ose e-mail-it ne mund të komunikojmë vetëm gjermanisht me njëri –tjetrin. Nëse ju nuk flisni gjermanisht dhe për një këshillim nuk mund të sillni dikë me vete, i cili mund të përkthejë, ne organizojmë me gjithë qejf një përkthyes.

Për kë nuk jemi ne përgjegjës
Nëse ju si grua pësoni dhunë nga partneri ose ish-partneri juaj ose viheni seksualisht nën presion nga një burrë, ka për ju vende të specializuara këshillimi. Ju lutemi drejtohuni ne

“bif Frauenberatung”-këshillime për gratë (dhunë nëpërmjet partnerit)
“Nottelefon”-telefoni i emergjencës Zürich/Winterthur (dhunë seksuale)
“Castagna”-kastanja (shfrytëzim seksual në fëmijëri)

Informacione të mëtejshme për ndihmën ndaj viktimave ju gjeni po ashtu në fletëshpjegimin e vendit kantonal të ndihmës së viktimave Zyrih.

Këtu ju gjeni informacione të detajuar në gjuhën gjermane:

Ne këshillojmë
me fshehtësi, falas
044 299 40 50
opferberatung@obzh.ch